Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuara e parë e emisionit “Zonë e Lirë”, me gazetarin Arjan Çani, në Televizionin Klan.

Për të mësuar më shumë rreth jetës së saj, Çani e ka pyetur se cili do të ishte profesioni nëse nuk do të ishte këngëtare.

Peristeri u përgjigj se do të ishte shkrimtare apo edhe pastruese, por nuk do ta shiste kurrë veten të bënte seks me pagesë. Gjithashtu Anxhela ka rrëfyer se në moshën 14-vjeçare ka nisur të punojë duke shitur çaj./tvklan.al