Anxhi refuzon trëndafilin e Kristit! Ai i kërkon takim Deas. Për herë të parë 2 fronistë në një “date”




Anxhi refuzon trëndafilin e Kristit! Ai i kërkon takim Deas. Për herë të parë 2 fronistë në një “date”

23:33 13/12/2021

PJESA 1 – Xheni nuk duron më! Çfarë fshehin Daniela dhe Viliani?

PJESA 2 – Bajron: Më li të mbaroj, ishte takim perfekt me Danielën

PJESA 3 – Ceremonia e jashtëzakonsme e trëndafilave në Love Story 2

Nuse tropoje dhe poete! Dea dhe Algerti “nisen” drejt Australisë me një shishe raki

Në javën e pestë të spektaklit të dashurisë “Love Story” fronistja Dea ka zgjedhur Algertin për një takim në një fermë shqiptare.

Takimi i tyre ka nisur me një dhuratë nga Algerti për Dean një glob qelqi ku i ka kërkuar të zgjedh një destinacion të preferuar. Dea ka zgjedhur Australinë me një zemër në glob duke marrë edhe premtimin e Algertit se udhëtimi i tyre i parë sëbashku do të ishte drejt këtij kontinenti.

Dea është surprizuar nga Algerti pasi në fillim i është dukur ndryshe dhe jo romantik.

Algerti: Në momentin që më njeh jam ndryshe. Fëmijërinë e kam kaluar në Tropojë. Mbaj mend që isha shumë i fiksuar pas shpejtësisë dhe makinave.

Dea: Ke studiuar financë-kontabilitet? Jemi koleg?

Algerti: Meqë jemi koleg më zbulo pak më shumë për veten.

Dea: Përpara se të studioja financë kam studiuar në SHBA. Kam bërë shumë punë të ndryshme, por stjuardesë ka qenë një nga ëndrrat e mia. Kohën e lirë si e kalon?

Algerti: Shkoja në palestër, punoj me kohë të pjesshme..

Dea: Unë i jam kthyer një pasioni të vjetër, poezisë.

Më poshtë një nga poezitë e Deas:

Në parkun që mbuluan fletët

Të dy ne ecim qetësisht

Pas shijes ka shtruar vjeshta

Qylym të verdhë natyrisht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe

Të ndodhte ndryshe s’kish se si

U desh të zhdukeshin përbindëshat që tek kjo botë të vije ti…

Për festa Dea thotë se do t’i kaloj me familjen e saj mikpritëse. Takimi i të dyve është mbyllur me një tjetër dhuratë. Këtë herë nga babai i Algertit për babain e Deas një shishe me raki tropoje.

Të lidhur jashtë programit? E vërteta që fshihet pas raportit të Danielës dhe Vilianit

“Love Story” në Tv Klan nisi me sqarimin e një situate ku Daniela dhe Viliani janë shfaqur në makinë së bashku teksa realizonin video live, që ka nxitur edhe aludimet se ato mund të jenë të lidhur jashtë programit, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e produksionit.

Nga ana tjetër, dyshja i kanë hedhur poshtë këto dyshime duke thënë se Viliani thjesht ka shoqëruar Danielën me makinës pasi po binte shi në ato momente.

Alketa Vejsiu: Daniela dhe Viliani janë shfaqur në një lidhje live, video sinjal që kanë dërguar ndjekësit.

Daniela: Viliani më ka shoqëruar të shkoj në shtëpi, kështu që kaq.

Vilian: Po e përcillja deri në shtëpi, po binte shi.

Alketa Vejsiu: Ne nuk i kemi marrë konkurrentët si shoferë…

Robert Aliaj: Besoj se ka bërë natyrën e xhentelmenit, meriton medalje ari.

Daniela: Unë jam njeri shumë i drejtpërdrejtë.          

Bleona: Mos e shfaqjësoni veten, keni ardhur në një emision dashurie, jo pune.

Daniela: Po flas vetëm për pjesën e fotos, për asgjë tjetër.

“Mos na detyroni që t’iu përjashtojmë”, paralajmërohen konkurrentët pas dyshimeve se Dea dhe Albioni po njihen jashtë programit

Dea ka qenë mbrëmjen e sotme në qendër të akuzave. Konkurrentët kanë hedhur dyshime se ata mund të jenë të lidhur jashtë programit, por kjo gjë nuk është pranuar nga të dy.

Andi ka qenë më i ashpri me Dean dhe me konkurrentët e tjerë duke thënë se të gjithë në ‘Love Story’ kanë ardhur për të gjetur dashurinë dhe jo të njihen jashtë. Nisur nga kjo situatë, drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu ka paralajmëruar se mund të ketë përjashtime, nëse akuzat e konkurrentëve vërtetohen.

Albioni: E vërteta është që nuk jemi të lidhur jashtë, atë që kemi për të thënë e themi këtu në emision. Nuk jemi të lidhur aspak.

Andi: Nuk është puna tek shqetësimi, ne jemi njerëz të rritur, ne kemi ardhur të njiheni këtu. Daniela me Vilianin duket shumë afër, ashtu si Dea me Albionin. Mua nuk më pëlqen që të vijë e të rri në karrige. Nuk dua që të hedhim letra në atë kuti, se mund t’i bëjmë dhe gjëra për inat për ndonjë konkurrentët. Por unë them që nëse fronistët dashurohen me një djalë të ikin dhe të vijnë vajza të tjera.

Dea: Unë e respektoj shumë Andin. Unë jam e interesuar që të njoh të gjithë djemtë. Por dua t’i njoh të gjithë djemtë.

Alketa Vejsiu: Nuk duam që të kemi një vendim përjashtues për ndonjërin për ju.

Andi: Ne kur kemi dal, kemi dal grup. Kur dalin vetëm dy persona mund të ketë diçka më shumë.

Alketa Vejsiu: Rregulli i parë i këtij emisioni është romancë përpara kamerave.

“Humb në sytë e tu”; Shfrenohen Anxhi dhe Xhoni, puthen dhe luajnë

Xhoni dhe Anxhi kanë shkuar për takimin e tyre të dytë në qendrën e Tiranës të dekoruar për festat e fundvitit.

Anxhi tregon se e ka qejf romancën, por e pëlqen të fshehtë.

Anxhi: Nuk e prisja fare që më zgjodhe prapë, por m’u bë shumë qejfi.

Ky takim i dytë sipas Xhonit është për të kuptuar nëse marrëdhënia e tyre do të funksionojnë me të vërtetë si një çift.

Anxhi: Mendon se paraqitja e jashtme tek një femër është e rëndësishme për ty?

Xhoni: Ka rëndësi, por më shumë mua më intereson karakteri, si do të sillesh në jetë, je e thjeshtë, je me naze? Një vajzë me naze nuk e duroj dot. Një vajzë e thjeshtë ose nuk ke shanse me Xhonin. Më dukesh vajzë e thjeshtë, por edhe njeri shumë i distancuar...

Anxhi: Jam e distancuar sepse e kam shumë të vështirë të afrohem me një njeri. Jo të vështirë se nuk kam interes të të njoh ty. E kam të vështirë për faktin se më duket… pres që ta bësh ti hapin e parë.

Xhoni: Atë bëra, se unë kam një tip që flas e në fund fare them çfarë kam thënë.

Takimi i tyre është bërë më romantik, teksa Xhoni dhe Anxhi kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin.

Xhoni: Kam qejf të shikoj, humb në sytë e tu. Kur qesh më dukesh shumë e bukur. Kur je afër meje nuk e di...

Anxhi: Më pëlqen shumë të rri me ty. Ndiem shumë rehat nuk më duket fare sikur jemi në televizion... Kisha menduar të bëja pyetje, po nuk e di pse i humba fare. Po të isha në vendin tënd do të zgjidhja prapë…

Takimi i tyre ka përfunduar duke u argëtuar tek lodrat e vendosura në sheshin “Skëndërbej” dhe në fund kanë shkëmbyer një puthje. 

Plas sherri! Pas deklaratës së Kristit, acarohet Xheni: Çohuni vajza, për çfarë po rrimë ne këtu

Në javën e pestë të spektaklit të dashurisë “Love Story” fronistja Dea ka zgjedhur Algertin për një takim në një fermë shqiptare. Takimi i tyre ka nisur me një dhuratë nga Algerti për Dean një glob qelqi ku i ka kërkuar të zgjedh një destinacion të preferuar. Dea ka zgjedhur Australinë me një zemër në glob duke marrë edhe premtimin e Algertit se udhëtimi i tyre i parë sëbashku do të ishte drejt këtij kontinenti.

Mirëpo duket se ky takim nuk është pritur shumë mirë nga Robert Aliaj, i cili është shprehur se i është duket shumë mekanik dhe pa shpirt. Nga ana tjetër, deklarata e Kristit se ka interes për Dean, ka nxitur një sherr në studio, ku Xheni është shprehur se nuk do të dalë në takim me Kristin.

Roberti: Algeriti kishte në duar një robot pa shpirt fare. Poezia ishte mekanike fare. Unë kam bërë një projekt kur dy robotë flisnin. Aspak shpirt. Ishte kulmi i kulmit të fallcitetit që kam parë në një shoë.

Dea: Unë nuk e pranoj fare.

Jerina Lalaj: Maksimuni i fallcitetit më duket që babë e bir të komentojnë…

Alketa Vejsiu: Mendoj t’i ndërrojnë vendet.

Kristi: Dea, Kristi pse po bëhesh xheloz, je shumë xheloz?

Bleona: Unë do merrem me rakinë, rakia e Skraparit është më e famshme në Shqipëri. I shkon njërit në shtëpi dhe i thua kjo e juaja nuk bën.

Vilian: Unë i nisa raki tropoje se është shumë e mirë.  

Bleona: Unë personalisht doja të shikoja një film të dytë kur ti shkon në shtëpinë e babait.  

Vilian: Ndjesitë e takimit i përjetova unë dhe e di si është ndjerë Dea në atë takim. Po të ishte ashtu si thoni ju Dea nuk do t’u afronte për mëshirë tek unë. Dea çfarë kanë Kristi dhe Roberit me ty?

Dea: Nuk e kuptoj se çfarë ka as Kristi, as Roberti.

Roberti: Ti je pa pikë shpirti.

Bleona: Kristi në mënyrë të pavetëdijshme mund të jetë i dashuruar me ty.

Kristi: Po, kam interes për Dean. Këtë nuk e thashë tani, por e kam deklaruar në shumë raste. Tani ia vura vulën.

Vilian: Doja të bëja një propozim për Dean që takimin e radhës të marrim Robertin dhe Kristin si kameramanë.

Xheni: Unë ndihem shumë e prekur nga deklarata e Kristit dhe fakti që deklarohet për Dean më duket e tmerrshme, po për çfarë jemi ne këtu?!

Kristi: Fakti që kam unë interes për Dean nuk do të thotë zgjedhje. Ti mund të kesh interes ndaj Bajronit. Jemi njerëz.

Xheni: Jo. Ti nuk mund të ndjesh interes ndaj Deas. Jo, ti, por askush nuk mund të na fyejë ne këtu.

Xheni: Unë nuk dal më në takim me Kristin. Të mos qëndrojnë në këtë panel. Unë kam ardhur të dal çift. Unë nuk e kam kohën të çoj dëm. Çohuni vajza për çfarë po rrimë ne këtu?!

“Po dridhem”, “Po më rreh zemra akoma”, Xhoni dhe Anxhi ‘zhgënjejnë’ duke mos shkëmbyer puthjen e parë

Xhoni dhe Anxhi kanë bërë takimin e tyre të dytë dhe mes tyre është vënë re një dashuri që po lind. Gjatë spektaklit të sotëm në “Love Story” të dy kanë treguar se ata kanë nisur që të ndjejnë për njëri-tjetrin dhe pasi kanë parë takimin kanë treguar se kanë ende emocione.

Anxhi: Unë nuk e prisja që do më zgjidhte prapë në takim. Po dridhem, kam akoma emocionet e takimit.

Xhoni: Edhe mua po me rreth pak zemra, më duket gjë shumë e vërtetë. Po me ngrohet gjaku.

Jerina: U emocionova shumë, u pash si çift. Unë dua të di, e puthe tamam apo tek cepi i buzës?

Xhoni: Jo, jo.

Bleona: Tamam apo jo?

Xhoni: E putha i lëviza buzë, por nuk e putha në buzë.

Pas kësaj Xhoni është çuar dhe ka shkuar tek Anxhi të cilën e ka marrë në krah dhe e pa puthur, por sërish jo në buzë. Edhe pse të gjithë i kërkuan që t’i dhuronin një puthje njëri-tjetrit ata sërish kanë vendosur që të mos u plotësonin dëshirën të tjerëve.

Kristi i shpreh hapur pëlqimin Liljanës, por nuk arrin t’i rrëmbejë një puthje

Kristi dhe Liljana takimin e parë të tyre kanë zgjedhur që ta zhvillojnë në palestër. Fronisti zgjodhi që në këtë takim ta priste Liljanën në stërvitje e sipër dhe i kërkoi asaj t’i mbante shtangën, si një provë për të, e cila u kalua me sukses.

Por kur vjen fjala tek shoqëria, të dy mendojnë se s’mund të jenë shok, por ta shikojnë njëri-tjetrin më shumë se kaq.

Kristi: Hajde më ndihmo pak.

Liljana: Shokët e mirë në ditë të vështira.

Kristi: Jo, nuk jemi shok.

Liljana: Nuk do doja të ishim shok.

Kristi: Pse?

Liljana: Na ka ardhur ‘frien zone’ në majë të hundës.

Kristi: Kush ta dha ‘friend zonën’?

Liljana: Askush deri tani.

Kristi: Po pra, e ke thënë ti.

Liljana: Bëni sikur jam më pak e preferuara, por jam më e preferuara.

Kristi: Jo fare, nuk bëra atë. Unë sinjalet i kam dhënë, nuk i ke kuptuar në kohë dhe nuk është faji im fare.

Të dy zgjedhin që pas një bisede për të ‘thyer akullin’ në nisin sërish stërvitjen, ku Liljana është në rolin e instruktores. Pas stërvitjes fronisti e provokon duke e pyetur konkurrenten nëse ajo e ka parë nga të pasmet.

Kristi: Nga mbrapa si jam?

Liljana: Jam shumë profesionale, nuk e përfshi profesionalen me privaten. E pash pak me stil dhe më pëlqen ajo që pash.

Pas në stërvitje të dy bashkë, Kristi kupton se i pëlqen Liljana dhe këtë ja thotë asaj pa droje.

Kristi: Me pëlqen shumë, ke një fytyrë dhe joperfekte dhe perfekte në të njëjtën kohë.

Pas kësaj deklarate Liljana i ka treguar Kristit një surprizë që kishte përgatitur për të. Një bluzë ku kishte stampuar puthjen e tyre në programin “Love Story” të hënën e kaluar.

Surpriza e nxehu shumë situatën, pasi të dy u zhveshën e u futën në pishinë, por edhe pse shumë herë puthja ishte shumë afër, ajo nuk ndodhi.

“Vëllai im është fans i yti”, Daniela surprizon Bajronin në takimin romantik

Takimi i Danielës dhe Bajronit ishte i mbushur me plot emocione të bukura dhe mjaft romancë. I transmetuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” në Tv Klan, ky takim përcolli mjaft momente emocionuese, ku protagonistët ndanë me njëri-tjetrin shumë çaste nga jeta e tyre.

Dyshja janë ndjerë rehat së bashku dhe këtë nuk kanë ngurruar ta shprehin, madje Daniela i ka treguar Bajronit se vëllai dhe motra e saj ishin fansa të konkurrentit. Takimi u përmbyll me një përqafim të ngrohtë, gjë e kërkuar nga Bajroni.

Bajron: Çfarë të bëri të më zgjedhësh mua në takim?

Daniela: Në momentin që të ftova tek dhoma e kuqe në takim më bëre që të ndjej dhe unë emocionin që ti kishe.

Bajron: Ti ke bërë 3 takime deri tani, në këto takime ke kuptuar diçka për konkurrentët aty?

Daniela: Kam kuptuar që me ty është më e vlefshmja. Ndryshe nga takimet e tjera, preferoj që ashtu siç është takimi tani në mes, të fillojë dhe romanca, gjë që me ty më duket shumë e afërt.

Bajron: Je zhgënjyer nga romanca që ke pasur?

Daniela: Deri tani nuk kam pasur ndonjë romacë.

Bajron: Ke përmendur që ke pasur një lidhje 7-vjeçare, nuk është romancë?

Daniela: Është një pjesë tjetër e së kaluarës, flas për momentin, nuk dua që t’i kthehem të shkuarës…Çfarë ke parë tek unë gjatë gjithë kohës?

Bajron: Gjëja që kam vlerësuar më së shumti ka qenë natyra e drejtpërdrejtë, ndaj dhe unë kam luftuar të kem vëmendjen tënde.

Daniela: A do jesh xheloz nëse dikush tjetër do të më japë një puthje?

Bajron: Takimet ndodhin, mund të sjellin konfidenca të momentit që të çojnë në puthje, por pastaj çdo gjë ventitet.

Daniela: Si arrite të kthehesh, të lësh punën në Itali?

Bajron: Periudha që erdha dhe bëra audicionet këtu ka qenë pasi kam mbyllur lidhjen time që ishte 4 vite e gjysëm dhe e kam parë “Love Story”-n si një trampolinë për të kaluar në një fazë tjetër të jetës time.

Bajroni: Unë di që ti ke qenë modele, por unë jam fotograf dhe e di shumë mirë që rruga për modeling është shumë pak e vështirë. Si ke spikatur?

Daniela: Unë punoja në një restorant, rastësisht më pikasi një fotograf dhe më thotë mua: Ti je kaq e bukur dhe kaq në formë, si vazhdon dhe bën një punë të tillë?! Duhet t’i hysh një bote tjetër. Pastaj unë e mendova, e mendova dhe thashë ‘pse jo’. U bëra pjesë e “Elisabetta Franchi” tek koleksioni spring-summer po në vitin 2019. Si e ke filluar ti rrugëtimin tënd si fotograf?

Bajron: Kisha qëllime të qarta, e dija çfarë do të arrija.

Daniela: A do të jem unë pjesë e galerisë tënde?

Bajron: Po, nëse është e mundur ne e bëjmë direkt. Ti më përmende që kjo romancë do të ishte kjo që ke imagjinuar me mua.

Daniela: Fatmirësisht ty të pëlqen vëllai im, siç e pe ishe fans i joti, motra po ashtu dhe janë gjithë kohës: Bajronin, Bajronin.

Bajroni: Nuk e prisja fare që takimi do të shkonte si po shkon tani.

Daniela: Si po shkon?

Bajroni: Unë jam shumë rehat me ty.

Daniela: Shenjë e mirë kjo. Çfarë kërkon nga jeta ti?

Bajron: Të gjitha i kërkoj, ty, për shembull. Meqë takimi ka shkuar shumë mirë, si për mua, ashtu besoj edhe për ty, jam ndjerë shumë rehat, nuk kam pasur emocione, pjesa e dridhjes që ti ma ke përmendur shumë herë, do të më lejoje të të jepja një përqafim?

Daniela: Pse jo?!

Çfarë ndodhi pasi fiksjes së kamerave? Liljana dhe Kristi: Kemi ndenjur shumë gjatë dhe…

Kristi dhe Liljana kanë pasur një takim shumë romantik me njëri-tjetrin. Gjatë spektaklit të sotëm në “Love Story” ata kanë thënë se pasi janë fikur kamerat kanë pasur një bisedë shumë të ngrohtë me njëri-tjetrin, duke ngjallur dyshime se mund të ketë ndodhur diçka mes tyre.

Kristi: Pas takimit u ulëm dhe kishim një nga momentet më të bukura që kam pasur tek Love Story. Në aspekt intimiteti, në bisedë.

Alketa Vesjiu: Po fizikisht deri ku shkuat?

Kristi: Deri aty sa patë dhe ju.

Liljana: Ka qenë një gjë shpirtërore. Pasi ikën kamerat kemi ndenjur dhe kemi folur gjatë.

Jerina: Po duhet të na tregoni se çfarë ndodhi.

Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë dhe Roberti, i cili tha se takimi mes Kristit dhe Liljanës ka qenë më i bukur që ka ndodhur deri tani. Ndërsa Bleona tha se Kristi është një super lojtar dhe u dha një këshillë vajzave duke thënë se duhet të jenë shumë të kujdesshme.

A të puthi apo jo Kristi? Liliana habit me deklaratën: Nuk e mbaj mend se isha me sy mbyllur

Kristi dhe Liliana takimin e parë të tyre kanë zgjedhur që ta zhvillojnë në palestër. Fronisti zgjodhi që në këtë takim ta priste Liljanën në stërvitje e sipër dhe i kërkoi asaj t’i mbante shtangën, si një provë për të, e cila u kalua me sukses. Por kur vjen fjala tek shoqëria, të dy mendojnë se s’mund të jenë shokë, por ta shikojnë njëri-tjetrin më shumë se kaq.

Ky takim u komentua mbrëmjen e sotme në “Love Story” në Tv Klan ku Liliana i ka habitur të gjithë kur u pyt nëse është puthur apo jo me Kristin.

Lili: Unë isha me sy mbyllur, nuk e pashë a më puthi.

Alketa Vejsiu: Për ta ndjerë a e ndjeve zemër?

Lili: Ishte tentativë, ishim me sy mbyllur në ujë.

Dea: Unë pashë një Kristi shumë mekanik, me një inteligjencë artificiale që kishte shkuar vetëm për të prekur.

Kristi: Po të jetë robotike ajo, dua të jem robot për gjithë jetën.

Roberti: Dea edhe si kopjace nuk je origjinale.

Bleona: Kristi ti më pëlqen, je shumë organik në të gjithë filmat që kam parë. Ky filmi ishte “50 hijet e Greyt”. Je shumë djalë sexy, Për ty veprimi është i pari dhe emocionet të dytat. Më pëlqen shumë , ng atë gjithë filmat që kam parë. Xheni ti e kupton se problemi yt nuk është Dea.

Xheni: Mendja rëndësi ka të jetë në vend tjetër. Lili të lutem, shumë faleminderit për hapat që ndjek.

Lili:  Në takimin tim, Xheni është përmendur nga Kristi.

Xheni: Ty të intereson intimiteti, mua emocioni.

Lili: Unë kam folur për një kohë të gjatë dhe kemi “matchy” intelektual, kjo mund të jetë pika jonë më e fortë.

Jerina Lalaj: Kristi e ka shumë qejf lojën. Të shohim në vijim. Unë të shoh njësoj në të gjitha takimet. Ndoshat do të ketë diçka më shumë.

Kristi: Pas takimit u ulëm në xhakuzi dhe kishim një ndër momentet më të bukura që kam pasur në “Love Story”.

Lili: Kemi ndjenjur dhe diskutuar gjatë. Ishte një moment i shkurtër, nuk ishte i gjatë.

Roberti: Filmi më i bukur që kemi parë deri tani. Eshtë gjëja më logjike në botë që ata e kanë vazhduar atë bisedë. Nuk ka lidhje me puthjen, puthja nuk është asgjë.

Bleona: Filmi që pamë ka goxha indikacion që juve keni kaluar shumë mirë, nuk ka rëndësi të aludojmë për fgjërat që nuk kemi parë.

Xheni: Kristi e ka zgjedhur Lilin, për inatitn tim dhe ky takim është fallco dhe aktrim.

E jashtëzakonshme në ‘Love Story’, Anxhi refuzon takimin me Kristin. Xhoni përfiton për këtë javë dy vajza

Çasti i shumëpritur i ceremonisë së trëndafilave erdhi dhe fronistët e “Love Story” në Tv Klan bënë zgjedhjet e tyre për takimet e ardhshme. Cilët ishin fatlumët dhe fatlumet që arritën të tërheqin interesin e fronistëve tonë?

Daniela: Kam vendosur që t’i jap përsëri një mundësi dhe ta shoh në një takim tjetër me një takim të dëshiruar, jo të rrëmbyer dhe trëndafili im do të shkojë për Vilianin.

Xhoni: Këtë javë do të zgjedh një vajzë që është gallatë, gëzohem që më erdhi mundësi me e zgjedh dhe do të dal me Kleonën.

Kristi: Do të bëj një gjë që se kam bërë asnjëherë, më fal Xhoni, por shkon për Anxhin.

Anxhi: Nuk do ta pranoj, më vjen shumë keq. E para nuk dua të dal në një date me një djalë që është i pasigurtë, interesi im është për Xhonin.

Bleona: Kleona, të dua, por shko merre Anxhin në takim urgjent tani!

Xhoni: Unë po vendosa diçka, nuk e ndryshoj.

Kristi: Më refuzoj Anxhi.

Dea: Nuk dua të jem zgjedhja e dytë.

Alketa: Kam një ide shumë të mirë, ju bëni takimin bashkë dhe në këtë mënyrë hapet rruga për Anxhin dhe Xhonin.

Dea: Nuk më është ulur asnjëherë një mashkull në gjunjë dhe për mëshirë do të ja pranoj./tvklan.al













Të ngjashme