durres-pallati-ne-flake-300x225Një apartament u përfshi nga flakët paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në katin e katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës, në vendin e njohur si kompleksi Halili. Falë ndërhyrjes së menjëhershme fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e zjarrëfikësve të cilat bënë të mundur  shuarjen e flakëve ne më pak se 1 orë. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike ndërkohë që po vijojnë hetimet.