Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila në Mars vendosi konfiskimin e pasurisë së Dashamir Gjokës në Shijak. Sipas Apelit, këtë pasuri janë të justifikueshme nga Gjoka dhe si të tilla duhet të lirohen dhe t’i kalojnë pronarit.

Mësohet se vendimi është marrë në datën 28 Qershor duke u bazuar në një raport të një eksperti kontabël, i cili kishte sqaruar se pasuria prej rreth 200 milion lekësh të reja është e justifikueshme.

Mësohet se ky vendimin është ankimuar nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë. Organi i hetimin i është drejtuar kësaj gjykata me një rekurs ku kërkon konfiksimin e kësaj pasurie.

Sipas prokurorisë, kjo pasuri është krijuar rrugë të jashtëligjshme bazuar në aktivitetin kriminal që ky person ka pasur në Itali.

Gjykata e Milanos më 2 Nëntor të vitit 2007, e ka dënuar Gjokën me 10 vite e 6 muaj burgim për akuzat e “shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “trafikimit të personave”.

Në listën e pronave dhe pasurive të sekuestruara është kompleksi “Gjoka”, në pronësi të Dashamir Gjokës, në Shijak, shoqëria tregtare “Gjoka”, si dhe pasuri të paluajtshme, si troje, ara dhe objekte të tjera.

Tv Klan