Google ka zbuluar një aplikacion të ri të Android, që është projektuar për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë përdorimin e të dhënave në telefonin e tyre.

Quhet “Datally” dhe do t’ju tregojë se cilat aplikacione të tjera në telefonin tuaj po përdorin më shumë të dhënat.

Aplikacioni do të rekomandojë se cilat aplikacione mund të mbyllen për të kufizuar përdorimin e të dhënave dhe gjithashtu të skanojnë nëse ndodheni pranë ndonjë Ëi-fi të mundshme që të lidheni.

Google thotë se e ka testuar “Datally” që nga vera. Deri më tani ka arritur të ketë 500,000 përdorues duke ruajtur rreth 30%  të përdorimit të të dhënave.

Aplikacioni mund të shkarkohet dhe do të funksionojë në çdo pajisje që funksionon me Android 5.0 ose më të lartë.

/tvklan.al