Gratë shtatzëna nuk do të presin më në radhë për një karrige në metro në qytetin e Tokios. Gjigandët e teknologjisë kanë krijuar një aplikacion të veçantë pikërisht për to.

Mënyra e përdorimit është shumë e lehtë. Mjafton të shkarkosh aplikacionin në telefon, të hapësh një llogari personale dhe më pas të rezervosh vendin tënd në tren. Gjithashtu ka edhe një hapësirë për të gjithë ata që duan të tregohen human duke liruar vendin e tyre dhe për të lënë një hapësirë bosh për pasagjeren shtatzënë.

Ky aplikacion vjen në një kohë kur në Japoni lindshmëria ka shënuar rënie. Përmes lehtësirave që ofrohen, pretendohet të rritet numri i lindjeve. Kompanitë e teknologjisë kanë premtuar se së shpejti do të ketë aplikacione që do t’u vijnë në ndihmë personave me aftësi të kufizuara. 

Klan Plus