Është fundi i dilemave dhe pyetësorëve, të tipi: kur hyre, pse hyre, me kë fole, çfarë bëre, etj. Nëse keni një llogari në Tinder, ju vjen në ndihmë një agjent “spiun”.

Quhet “Swipe Buster”, aplikacioni që ju tregon nëse partneri juaj ka një jetë të dytë vituale, në rrjetin social Tinder.

Duke filtruar emrin, moshën dhe qytetin, ky aplikacion tregon nëse personi që keni në krah ka një llogari paralele.

Ndërsa për një regjistrim me vlerë 5 dollarë, “Swipe Buster”, mund të tregojnë dhe të gjitha veprimet e tij të fundit, si p.sh herë e fundit që është futur Tinder.

Një aleate për xhelozet, por dhe arsye për të reflektuar për të dhënat që japim kur regjistrohemi në rrjetet sociale./tvklan.al