Theresa May ka premtuar se do ta bëjë sa më të lehtë që qytetarët e BE-së të qëndrojnë në Britani pas Brexit.

Këtë deklaratë May e bëri në ‘Facebook’ para një samiti të rëndësishëm të liderëve europian që do të mbahet në Bruksel.

Ajo insiston që procesi i aplikimit për të qëndruar do të jetë ‘i shpejtë’ dhe do të kushtojë ‘sa më pak të jetë e mundur’.  

Shumë njerëz e kanë mirëpritur mesazhin e saj mirëpo kritikët e shohin më shumë si lëvizje për të bindur BE-në që të vazhdojë bisedimet për Brexit.

Kryeministrja britanike do t’i drejtohet liderëve të BE-së në samit në lidhje me këtë çështje.

Më pas liderët europianë do të takohen të premten, në një mbledhje ku Britania nuk do të marrë pjesë. Aty do të vendoset nëse është bërë ‘progres i mjaftueshëm’ për të kaluar në një fazë të dytë diskutimesh mbi tregtinë.

/tvklan.al