Në Ditën e Evropës në kryeqytet janë organizuar shumë aktivitete për fëmijë dhe të rinj ku qytetarët kanë pasur rastin të njoftohen më afër me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.

Aty ka dalë edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj.

Ahmetaj tha se “Kosova po bën shumë që të jetë pjesë e Evropës”.

Ndërsa Apostolova deklaroi se “Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”.