Gjiganti teknologjik Apple ka njoftuar të martën se nuk do të prodhojë me iPhone SE 16 GB porse përdoruesit do të mund blejnë iPhone me dyfishin e kapacitetit por me të njëjtin çmim, 399 dollarë.

Nga tani e tutje, Apple do të prodhojë vetëm iPhone SE (4 inch) 32GB dhe 128GB, duke zëvendësuar modelet e mëparshme 16GB dhe 64GB. Por, ata që do të dëshirojnë të marrin modelin me 128 GB do të duhet ta paguajnë 50 dollarë më shumë se modeli 64 GB, pra 499 dollarë.

Portali “Techrunch” thotë kjo është një lëvizje shumë e mirëpritur nga përdoruesit duke pasur parasysh se pajisjet Apple nuk u lejojnë atyre të rrisin kapacitetin e memories me karta shtesë.

Apple e prezantoi iPhone SE një vit më parë, në përpjekje për të mos humbur përdoruesit që pëlqejnë telefonat me ekran të vogël, por është kritikuar se po vazhdonte të shiste ende pajisje me vetëm 16 GB memorie./tvklan.al