China AppleApple ka ndërmend që të rrisë çmimin e iPhoni-it të ardhshëm. Sipas analistit Peter Misek, shoqëria e Cupertinos po bën përpjekje me operatorët e telekomunikacionit amerikan që të rrisë çmimin me 100 dollarë për telefonat e gjeneratës së re.

Disa javë më parë një tjetër shoqëri analitike realizoi një sondazh ku rezultoni se një pjesë e konsumatorëve amerikanë që kanë iPhone do të ishin të gatshëm të paguanin 100 dollarë më shumë për të pasur një ekran të madh sa ai i versionit 5S.

Misek thotë se Apple i ka nisur përpjekjet për të bindur operatorët që ta rrisin çmimin me 100 dollarë por për modelin iPhone 6 që pritet të dalë në vjeshtë të këtij viti. Përgjigjja fillestare e operatorëve duket se ka qenë negative megjithatë sipas analistit amerikan kjo situatë mund të ndryshojë.

Edlira Kalaja/tvklan.al