Teksa ka prezantuar aplikacionin e ri për modifikimin e videove për iPhone dhe iPad, Apple sapo ka bërë të ditur se do të hedhë në treg një edicioni special të iPhone 7.

Bëhet fjalë për versionin e kuq të iPhone 7 dhe 7 Plus që do të mund t’i blini që prej kësaj jave, duke i sjellë pak ngjyra modeleve ekzistente.

Kjo nuk është hera e parë që Apple sjell një pajisje me ngjyrë të kuqe të ndezur, pasi kompania ka dhënë mbështetjen e saj për bamirësi në luftën kundër AIDS gjatë 10 vitet e fundit.

Sipas portalit

“Engadget”

, Apple ka kontribuuar më shumë se 130 milionë dollarë në këtë kauzë.

Telefonat e kuq do të vijnë sëbashku me një iPad të ri, si dhe një telefon prej silikoni.

Ky edicion special i iPhone do të mund të porositet online në të gjithë botën duke nisur nga e premtja e 24 Marsit, me një çmim fillestar prej 749 dollarësh./tvklan.al