isis ne xhami

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë u plagosën, pas një sulmi kamikaz brenda një xhamie Shiite në Provincën Lindore në Arabinë Saudite.

Dëshmitarët raportuan për një shpërthim të fortë në xhaminë e Ali Imamit, në fshatin Al Kadih.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas sulmit. Ky është incidenti i parë në Arabinë Saudite, ndërkohë që po shtohen tensionet në rajon mes suniteve dhe shiiteve.

Tv Klan