Sfida Itali – Shqipëri ka nisur të përjetohet edhe në Piana degli Albanesi, aty ku banojnë rreth 6500 arbëreshë. Televizioni publik Rai i ka kushtuar një reportazh komunës së vogël pranë Palermos ku lidhjet me Shqipërinë janë ende të gjalla.

“Ne kemi gjysmën e zemrës për Shqipërinë dhe gjysmën për Italinë. 

Uroj që të dalë barazim

.”

Sara Riolo (Mësuese e institutit Skanderbeg): “

Ne presim të premten Kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk dimë se me kë të bëjmë mbështesim

.”

Një nga përfaqësuesit e pushtetit lokal mendon se të gjithë do të jenë me Shqipërinë për atë ditë.

Giovanni Bovi (President i Këshillit Komunal): 

Qyteza do të bashkohet dhe do të bëhet i kuq për këtë ditë, i kuq për skuadrën shqiptare, i kuq për ngjyrën e flamurit

.

Dhe këta të moshuar e presin me interes takimin mes Italisë dhe Shqipërisë. Ata janë arbëreshë, por urojnë që të mbyllet në barazim.

Një tjetër tifoz kërkon që të bëhet surpriza, pasi mbështetja në stadium nuk do të mungojë.

“Urojmë që të fitojë Shqipëria

.”

Tv Klan