Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka nderuar me çertifikatë dy ish-punonjës policie për shërbime të dalluara gjatë detyrës së tyre.

Në Forumin Qytetar për Sigurinë Publike që kësaj radhe u zhvillua në Korçë, ku policia jep llogari përpara qytetarëve për punën e bërë, Ardi Veliu u dorëzoi Çertifikatën për Shërbime të Dalluara dy ish-punonjësve Hamid Karamuça dhe Sotiraq Tasellari. Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit u nderuan për kontributin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre gjatë viteve që kanë shërbyer në Policinë e Korçës.

Ish-efektivët Karamuça dhe Tasellari falenderuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për nismën e ndërmarrë dhe për vlerësimin e bërë, si dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mbështesin Policinë në misionin e saj.

/tvklan.al