anna

Ka festuar ditëlindjen e saj të shtatë, Anna vajza e moderatorit të dashur shqiptar, Ardit Gjebrea. Në këtë ditë të veçantë dhe të mbushur me emocion, vetë prezantuesi i “E diela shqiptare” në televizioni Klan, i ka bërë një dedikim shumë unik.

Edhe pse vitet ikin një e nga një, duket se për Arditin Anna, do të mbetet gjithmonë beba e tij e vogël.

Kështu shprehet artisti në një foto të postuar në profilin e tij në Instagram, ku Anna pozon e buzëqeshur e rrethuar nga lulet shumëngjyrëshe.

Një thesar i vërtet për të gjithë familjen, Anna erdhi në jetë më 26 janar 2009, pikërisht në vitin kur çifti Ardit dhe Anila Gjebrea festonin 20 vjetorin e tyre së bashku dhe me një diferencë rreth 18 vite me vëllain e saj, Jon./tvklan.al