Nën masa të forta sigurie, 48-vjeçari është mbajtur në ambientet e policisë, ku i janë marrë shenjat e gishtave dhe më pas është dërguar për në burgun 313.

Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore me zemrën dhe që prej të enjtes ndodhej në spital.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg sëbashku me Florenc Çapjen dhe Bledar Muçën, pasi akuzohen se qëlluan mbi policinë pasditen e 8 Qershorit në Elbasan.

Ndërsa për Ambri Sinakollin, Fiqeret Meçen, Kastriot Peqinin, Serxho Hakiljan e Jetmir Shehun, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 1 muaj.

capja 2

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga mjeti tip Benz me targë AA 007 MZ, ku udhëtonin Muça dhe dy pjesëtarët e fisit Çapja është qëlluar drejpërdrejt makinës ku gjendeshin dy efektivë të njësisë operacionale, që po mbanin nën vëzhdim Bledar Muçën dhe Florenc Çapjen pas atenatit të dështuar ndaj tyre me 6 Qershor.

Tv Klan