Argjentina fitoi miqësoren me Brazilin e luajtur në Melburn.

Takimi që u mbyll me rezultatin 1 – 0 u vendos nga goli i Merkados në fundin e pjesës së parë.

Kjo ishte sfida debutuese për trajnerin San Paoli të Argjetina. Në këtë sfidë te brazilianët mungonte Neimar, ndërsa te argjentinasit luante Mesi.

Argjentina nuk fitonte një ndeshje me Brazilin prej 5 vitesh.

/Tv Klan