grande

Nathan Sykes dhe Ariana Grande u ndanë dy vite më parë, ndërsa tani çifti do të bashkohet përsëri, këtë herë për të realizuar duetin e një kënge romantike. Edhe pse duket e çuditshme dhe deri diku ironike, dyshja po bashkëpunon për të risjellë një verson tjetër të këngës së Nathan, “Over And Over Again”.

“The Sun” raporton se kënga do flasë për historinë e tyre të shkurtër të dashurisë që zgjati disa muaj e përfundoi në dhjetor të 2013- ës.

Burime afër çiftit u shprehën se ata të dy janë kujdesur gjithmonë për njëri-tjetrin por u ndanë sepse angazhimet profesionale i pengonin për tu takuar.

Ata kanë filluar sërisht të bisedojnë, ndërsa këngëtarja ka postuar në Twitter një pjesë të tesksit që ata do këndojnë së bashku./tvklan.al