Ylli i pop –it Ariana Grande është bërë protagoniste në internet pasi postoi aksidentalisht një video ku shfaqet duke puthur në buzë mikeshën e saj, aktoren Liz Gillies.

ariana

Klipi shkaktoi reagimin e menjëhershëm të fansave, duke marrë më shumë se 700 mijë pëlqime dhe 53 mijë komente në Instagram.

22 – vjeçarja Grande deklaroi më vonë në Twitter se videoja ishte postuar aksidentalisht dhe se në të vërtetë kishte ndërmend t’ia dërgonte Liz në privat.

ariana-liz

Megjithatë, ajo nuk u shfaq aspak e sikletosur, madje tha se kjo ishte një ndër videot e saj të preferuara. /tvklan.al