WoodDy orë është dashur për të ekzekutuar dënimin me vdekje me injeksion një të dënuar në Arizona të SHBA – së.

55 – vjeçari, Joseph Wood është përpëlitur për 120 minuta duke dhënë shpirt në një mënyrë shumë ç’njerëzore e cila ka shokuar gjithë opinionin publik.

Vdekja me injeksion duhet të zgjasë vetëm 10 minuta, por në fakt për 55 – vjeçarin Wood ishte më shumë.

Kjo llojë torture ka kënaqur vetëm famijarët e viktimave të tij.

Joseph Wood u deklarua i vdekur në orën 15.49 me orën lokale, ndërsa injeksioni vdekjeprurës i’u bë në orën 13.52.

55- vjeçari Wood ishte dënuar në vitin 1991 për vrasjen e të fejuarës Debra Diez dhe babait të saj Eugenee.

Dënimi me vdekje i’u konfirmuar nga Gjykata e Lartë.

Ky nuk është rasti i paqë në SHBA që të dënuarit me vdekje vuajnë me orë të tëra kur ekzekutohen.

Në muajin Prill, ekzekutimi i Clayton Lockett në Oklahoma zgjati 42 minuta, ndërsa në Janar në Ohio, Dennis McGuire u përpëlit për 26 minuta.

tvklan.al