Etrit Berisha do të mungojë në ndeshjen me Italinë, por kjo nuk jetë problem për sigurinë e portës. Te kuqezinjtë ka edhe portierë të tjerë si Alban Hoxha, Orges Shehi e Thomas Strakosha. Ish-portieri i Kombëtares, Arjan Beqaj beson te ky grup, që mendon se përçon siguri në portën e Kombëtares.

“Kontigjenti i portierëve të Kombëtares është shumë i mirë, dy prej tyre janë pjesë e kampionatit vendas dhe kjo motivon edhe të tjetër se mund të jenë një ditë në Kombëtare. Strakosha ka bërë hapa përpara. Për një djalë 21-vjeçar është e rëndësishme që luan në Serie A”.

Arjan Beqaj i cili është aktivizuar për shumë vite me Kombëtaren, mendon se skuadra aktuale është në gjendje të rivalizojë çdo kundërshtar, madje edhe Italinë.

“Ekipi të japë atë që ka mundësi, ashtu si Europian ku Shqipëria tregoi se është në një nivel me të gjithë të tjerët”.

Arjan Beqaj, i cili është trajner në Qipro, thotë se portierët ndryshe nga e kaluara nuk mendojnë vetëm të mbrojnë portën, por ndihmojnë ekipin në organizimin e aksioneve. Beqaj ishte pjesëmarrës në kursin e UEFA-s për portierët, që u zhvillua për dy ditë në qendrën stërvitore në Kamëz.

Tv Klan