Arkëtari i Vatikanit dhe figura më e lartë katolike e Australisë, kardinali George Pell, u akuzua për krime seksuale në Australi. “

Kardinali Pell përballet me akuza të shumëfishta dhe ankuesit janë të shumtë”

, tha policia në shtetin Viktoria.  Policia tha se ka ngritur akuzat, pasi mori këshilla nga prokurorët.

Pell, i cili ka selinë në Vatikan, i mohoi akuzat. Kisha tha përmes një deklarate se Pell do të kthehet në Australi, sa më shpejt që të jetë e mundur, “

për të pastruar emrin e tij”

.

Kardinali Pell nuk është vetëm kleriku më i lartë i Australisë, por edhe një nga zyrtarët më të lartë në botën katolike.

Për dy dekada ai ka qenë figurë kryesore në debatin e Kishës për çështjet si homoseksualiteti dhe AIDS-i./REL