“Mbreti” i kriptomonedhave dënohet me 25 vjet burg në SHBA
Mars 28, 2024
Sam Bankman-Fried, i njohur ndryshe si SBF është dënuar me 25 vjet burg nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vjedhjen e 8 miliardë dollarëve nga klientët e kompanisë FTX, të themeluar prej tij, e që merrej me shkëmbimin e kriptomonedhave. Pas një seance dëgjimore që zgjati dy orë në New York City, gjyqtari Lewis Kaplan tha se ish-mbreti i kriptomonedhave e dinte që po vepronte në mënyrë kriminale, por nuk pati keqardhje. Bankman-Fried nga ana e tij, tha se kishte bërë gabime, por nuk pranoi të kishte shkelur ligjin, në atë që në fakt konsiderohet si një prej skemave...