Arlind Ajeti do të qëndrojë tek Torino edhe pse nuk po arrin të gjejë hapësira.

Faqja e njohur italiane

Calciomercato.com

, shkruan se hipoteza që mbrojtësi shqiptar të shkojë te Palermo po bie.

Pak ditë më parë ishin mediat italiane që përmendën një lëvizje të mundshme drejt ekipit siçilian madje duke bërë një shkëmbim me një tjetër lojtar.

Arlind Ajeti u transferua disa muaj më parë te Torino me shpresën për të qenë protagonist, por trajneri Mihajloviç nuk e ka preferuar deri më tani. /Tv Klan