AJETI

Arlind Ajeti nuk do të mungojë gjatë, ndërsa është e sigurtë që nuk do të jetë në takimin me Juventusin që do të zhvillohet të dielën.

Klubi i Frozinones njofton se problemet muskulore, që e detyruan mbrojtësin të linte fushën pas pak minutash në takimin me Bolonjan, nuk janë shqetësuese.

Arlind Ajeti nuk ka marrë pjesë në stërvitje, ndërsa në ditët në vijim pritet të qartësohet me shumë koha që do të qëndojë larg fushave. 22 – vjeçari është aktivizuar në pesë ndeshje me Frozinonen në Serinë A.

Tv Klan