Arlind Ajeti është në kërkim të një ekipi të ri, pasi nuk po gjen hapësirë te Torino. Trajneri Sinisa Mihajlovic nuk e grumbulloi në fazën përgatitore që ekipi po zhvillon në Bormio, në krahinën e Lombardisë.

Janë disa ekipe që synojnë mbrojtësin e Kombëtares ku Crotone duket më i interesuari. 23-vjeçari dëshiron të luajë sërish në Serie A, por edhe mund të largohet nga Italia për një aventurë të re. Arlind Ajeti kaloi në Serie A në nëntorin e 2015, kur firmosi me Frosinone ku luajti deri në rënien e ekipit një kategori më poshtë.

Dëmtimet kushtëzuan paraqitjen e tij në sezonin e fundit me Torino, por nuk munguan edhe gabimet që ndikuan në vendimin e trajnerit Sinisa Mihajlovic për ta mbajtur në stol. Arlind Ajeti u aktivizua në total në 5 ndeshje me skuadrën e tij. TV KLAN