arlind ajeti

Arlind Ajeti është një lojtar i Frozinones. Mediat italiane njoftojnë se mbrojtësi i Kombëtares e arriti marrëveshjen me ekipin e Serisë A deri në fund të sezonit. 22-vjeçari është pa ekip prej momentit kur u përfundoi kontrata me Bazelin.

Te Frozinone mund të shkojë edhe Rei Manaj, një tjetër futbollist i Kombëtares. Sipas menaxherit të tij Alberto Fontana, ekipi debutues në Serinë A mund të ishte një zgjidhje ideale. Rei Manaj aktualisht është pjesë e Interit, që e ka huazuar me të drejtë blerje nga Kremoneze.

Tv Klan