Ora 20.15 si gjithnjë në frekuencat e Televizionit Klan sjell edhe këtë nata “Your Face Sounds Familiar”. Si çdo herë performancat e këngëtarëve të këtij kasti ngjallën kuriozitet për shikuesit. Startoi Beatriks Ramosaj me Bruno Mars, e cila ishte kthyer totalisht në personazhin që interpretonte.

Shpat Kasapi solli Tarkanin e bashkë me të, edhe debatin midis tre anëtarëve të jurisë. Mjaft interesant Leonard Cohen, i sjellë nga Erion Mustafaraj i cili la edhe Çanin pa fjalë, e menjëherë më pas si një divë e vërtetë erdhi Flaka Krelani si Beyonce, duke marrë mjaft komplimenta.

Si gjithmonë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu së bashku me gjigandin Endemol mbajnë mbërthyer përpara ekranit publikun për një tjetër natë emocionesh… dhe vijonë ato me Valon Shehun dhe Meat Loaf me një performancë perfekte, ndërkohë që Live në Instagram publiku u bë protagonist me pyetje provokuese për jurinë dhe konkurentët, moment ky që solli të qeshura dhe atmosferë që do të vazhdonte të ndizej me Shakirën, të sjellë nga Arinda Gjoni, me mjaft sensualitet duke mbyllur kështu konkurimin, të cilit do t’i bashkangjitej dhe situata e këndshme, kur Alketa dhe Çani ndryshuan rolet e tyre.

Dhe si përfundim, kupën e rrëmbeu Arinda Gjoni, për t’i lënë radhën të hënën tjetër sërish konkurimit.

Laboratori i YFSF ju pret të hënën tjetër.

Tv Klan