12507625_1046271112096542_1358942298149550583_n

Armando Cungu është prezatuar sot si trajneri i ri i Vllaznisë. Ai kthehet në skuadrën shkodrane, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist, por edhe zëvendëstrajner më parë. Armando Cungu do të zëvendësojë Armir Grimën, i cili mbuloi përkohësisht edhe rolin e trajnerit, pas dorëheqjen së Luan Zmijanit. Stafi ndihmës do të përbëhet nga malazezi Aleksandër Madzar dhe Avenir Dani. Një ditë më parë problemet me pagat bënë që lojtarët të bojkotonin stërvitjen, por sot morën garanci nga Bashkia se do ti marrin paratë.

Tv Klan