Gallatasarai është shumë pranë Armando Sadikut dhe transferimi i sulmuesit të Kombëtares Shqiptare te gjigandët e futbollit turk, pritet të mbyllet gjatë javës së ardhshme.

Janë mediat në vend ato që kanë zyrtarizuar edhe detajet e këtij operacioni në merkato.

Gallatasarai është gati të ofrojë 4 – 5 milionë euro për sulmuesin 25 – vjeçar.

Vetë Sadiku duket se është dakord për transferimin, ndërsa pritet vetëm fjala e fundit e Zyrihut që ka aktualisht pronësinë e kartonit të futbollistit.

Klubi zvicerian përfitoi nga paraqitja e shkëlqyer e lojtarit në Euro 2016 dhe pas shfaqjes së interesit nga shumë skuadra të tjera, rriti ndjeshëm pretendimet financiare, duke kërkuar 9 milionë euro.

Por kjo shifër është reduktuar ndjeshëm duke afruar Armando Sadikun me atë që do të jetë kapërcimi i madh në karrierën e tij.

Tv Klan