Armando Sadiku mbetet po ai, golashënuesi klasik që gëzon tifozë shqiptarë e zviceranë. Kështu bëri sapo iu dha mundësia, vetëm pak ditë pas rifillimit të fazës përgatitore me Zyrihun.

Gjithsesi, pavarësisht se gati 14 mijë tifozët u ndjenë të lumtur me Zyrihun, vetë Sadiku nuk shfaqi asnjë gëzim. U duk sikur nuk ndjeu asgjë edhe pse mund të ngjajë e pazakontë për një sulmues që realizon gol.

Për këdo, gjithçka është e qartë.

Armando Sadiku, i padëshiruar sezonin e fundit në skuadër nga ish – trajneri Hipia dhe i huazuar me sukses tek Vaduzi, nuk dëshiron të luajë më me këtë fanelë.

Shkaqet janë përvoja e hidhur e vitit të kaluar, fakti që Zyrihu do të luajë në kategorinë e dytë zvicerane, si edhe rritja e shanseve për të luajtur në liga të rëndësishme pas shkëlqimit në Europian.

Zyrihu kërkon për Sadikun rreth 9 milionë franga zvicerane. Deri në fund të Gushtit, kur mbyllet merkato, Armando Sadiku me gjasë do të luajë për ndonjë fanelë tjetër dhe më në fund do të ketë mundësi të festojë për golat e shënuar.

Tv Klan