Një 73 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi u kap me municione luftarake.

Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se ai është Ded Pepaj, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe.

Gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e 73 – vjeçarit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, u gjetën dhe sekuestruan 3 kallëpë tritol me peshë 200 gramë secila, 50 metër linear fitil zjarr përcjellës.

Ndaj të ndaluarit rëndon akuza për veprën penale e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. /tvklan.al