Policia e Fierit ka arrestuar katër persona si dhe ka sekuestruar 9 kilogramë kanabis. Në pranga kanë rënë Leonidha Simaku, 58 – vjeç, Pëllumb Simaku, 45 – vjeç, Nasi Simaku, 72 – vjeç, të tre banues në fshatin Rreth Libofshë, si dhe Romario Kita, 23 -vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Fier.

Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Leonidha Simakut u gjet e sekuestrua 8.687 kilogramë, si dhe 5080 fara lëndë narkotike kanabis.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”70″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]Ndërsa në banesën e Nasi Simakut dhe Pëllumb Simakut u gjetën 310 gramë kanabis, 1 armë automatike (kallashnikov) me dy karikatorë, 1 armë gjahu teke pa leje, 1 gjerdan me 23 fishekë armë gjahu.

Arrestimi i Romario Kitas u bë pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”, iu gjet 3 gramë lëndë narkotike kanabis./ tvklan.al