Autoritetet policore në Lezhë kanë zhvilluar një operacion blic, që çoi në sekuestrimin e një arme, municionesh, Euro dhe bizhuteri, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

“Forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë ligjore, janë ushtruar kontrolle blic në territor, ku si rezultat i tyre u sekuestruan: Një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro, si dhe një sasi bizhuterish”

, thuhet në një njoftim.

Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit në një makinë Lancia që drejtohej nga 26-vjeçari Roan Brahimi, i  cili u arrestua.

/tvklan.al