“Në kohë luftë, për dy gjëra duhet menduar para së gjithash: së pari për

këpucët, së dyti për ushqimet; dhe jo anasjellas, siç pandeh vegjëlia: se kush

ka këpucë mund të gjezdisë lirshëm për të gjetur ushqim, ama e kundërta

s’bëhet”

Kështu nis Levi rrëfimin e tij në libër që ka ngacmuar më shumë se kushdo tjetër ndërgjegjen e botës me historitë e një të mbijetuari të kampit famëkeq të Aushvicit.

I sjellë në shqip nga Aida Baro, “Armëpushimi” i shkrimtarit Italian me origjinë hebreje Primo Levi, tregon peripecitë e kthimit  për në shtëpi.

“Armëpushimi” u shkrua nga Levi shumë vite më pas dhe konsiderohet si rikthimi i tij në kampin e torturave. Është shkruar me një lloj largësie nga ngjarjet, me një ironi therëse deri në sarkazëm. Duke e konsideruar thjesht, një “armëpushim” botën ku jetojmë, deri në luftën tjetër. Profesor Giovanni Tesio, një nga miqtë e Levit shprehet se megjithëse është një tregim për luftën, Armëpushimi i Levit është i mbushur me paqe.

 “Armëpushimi” nuk është i mbushur me trishtim. Ai duhet lexuar për të kuptuar “armëpushimin tonë”. Atë që na bën të jetojmë së pari në paqe me veten.

Përkthyesja e cilëson si një sprovë sjelljen në shqip të Levit.

Ky është libri i dytë që vjen në shqip nga Levi, pas “A është, vallë, njeri…?”

Burimi: Klan Plus