Armir Grima mori drejtimin e Kombëtares së femrave duke zëvendësuar Altin Rrakllin e dorëhequr, pas disa vitesh në këtë post. Ish-portieri i Vllaznisë dhe Shqipërisë u prezantua të premten në rolin e ri.

Armir Grima, Trajner i Kombëtares së femrave: “

Do të mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë duke shfrytëzuar edhe atë që ka bërë Altin Rrakll,  deri më tani. Futbolli i femrave po merr rëndësi çdo ditë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën”.

41-vjeçari drejtoi për disa javë Vllazninë këtë sezon, pas largimit të Luan Zmijanit. Ndihmësi i Armir Grimës te përfaqësuesja e femrave është një tjetër shkodran, ish-sulmuesi Vioresin Sinani. Debutimi i Grimës dhe Sinanit do të jetë në takimin kualifikues të Euro 2017 me Rumaninë më 2 qershor në Elbasan Arena. Detyra e tyre është të mbyllin këto eliminatore ku Shqipëria ka vetëm humbje.

Endrit Sauku, Tv Klan