Arnold Çapja, një nga të plagosurit e atentatit të dy ditëve më parë, është transportuar sot për në Qendrën e Traumës në Tiranë.

23 – vjeçari ka marrë tre plumba në shpinë.

Ai është djali i Agron Çapës, që mbeti i vrarë.

Transportimi i tij nga Elbasani drejt Tiranës është bërë për shkak të gjendjes se tij të rënduar.

Në Qendrën e Traumës gjenden edhe 5 të plagosur, 3 prej të cilëve janë në Reanimacion.

Njëri nga të plagosurit, Bledar Muça, ka lënë dje ambientet e spitalit.

47 – vjeçari Luan Muça iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe pritet që një tjetër ndërhyrje të realizohet tek i plagosuri tjetër, Bujar Reshka.

Tv Klan