Dy shqiptarë arritën të arratisen nga burgu i Civitavecchia-s.

Ata janë Roland Dajlani 33 vjeç dhe Lekë Luca 42 vjeç, personat që shihni në foton më poshtë.

Dy shqiptarët po vuanin dënimin për veprat penale të grabitjes dhe rrëmbimit.

33-vjeçari Roland Dajlani është një person edhe me precedentë të tjerë penalë. Në janar të vitit 2016 ai u dënua për shpërndarje droge, pasi u kap me 38 gr kokainë.

Gjykata dha 3 vjet heqje lirie për shqiptarin, duke e kthyer vendimin në arrest shtëpie.

Rreth mesditës së të dielës, dy të burgosurit arritën të thyejnë sistemit e sigurisë së burgut. Mësohet se Dajlani dhe Luca u arratisën nga oborri ku të dënuarit bëjnë shëtitjet e zakonshme.

Pasi çanë gardhin rrethues, ata arritën të kapërcenin edhe murin e burgut e më u zhdukën, duke u larguar ne dy drejtime te ndryshme.

Alarmi anti-arratisje u ndez menjëherë, rojet e burgut nisën të kontrollonin zonën përreth, por më kot. Policia angazhoi edhe një helikopter, por nuk mundi të bjerë në gjurmët e të arratisurve.

Mediat në vendin fqinj thonë se autoritetet e përjashtojnë mundësinë që shqiptarët të kenë pasur ndihmë nga jashtë./tvklan.al