Dëshira për të shkuar drejt ishullit të Britanisë së Madhe i shtyn shqiptarët të falsifikojnë apo të përdorin dokumente të shtetasve të huaj të zonës së Shengenit.

Klan Plus

fikson dokumentet e fundit, që Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar, si pasaporta, patenta, karta identiteti apo karta banke.

Perparim Dema – Shef i Komisariatit Rinas

“I përdorin për të udhëtuar nga vendet e Shengenit në Angli, ose pasi kalojnë Anglinë, për të qëndruar atje. Kemi pasur raste në libër, brenda një romani kanë gjetur letrat, kanë qenë dokumentet e falsifikuara”.

Ndërsa shumë prej klandestinëve përpiqen të falsifikojnë dokumentin, një 30 – vjeçare shqiptare ka modifikuar fytyrën, që t’i ngjasojë dokumentit.

“Ka përdorur një pasaportë greke të rregullt dhe e ka përdorur një femër e moshës së përafërt dhe ngjashmëri fizike të pjesës së fytyrës. Donte ta përdorte, që të udhëtonte nga Rinasi për në Angli”.

Tregu i falsifikimeve nuk është më ekskluzivitet i trafikantëve shqiptarë, por tashmë është i shtrirë dhe në Europë, veçanërisht në Italinë e Jugut, ku shqiptarët ndihmohen për të siguruar këto dokumente.

Haki Nikollari ekspert kriminalist- Policia Rinas

“Dy mundësi janë. Ose karta është totalisht e falsifikuar, ose ka një pjesë ndërhyrjeje, një fshirje për shembull te emri, te mbiemri, ose te data e skadencës ose tek fytyra…”

Vendosmëria për t’u arratisur nga Shqipëria ka shënuar edhe aventura të rralla në aeroport.

Një 17 – vjeçar nga Puka, pasditen e së martës u arrestua, pasi kishte prerë rrjetën e rrethimit të pistës për të hipur në avion. Pasi u kap nga policia, i riu deklaroi se ishte djali i vetëm i një familjeje të varfër në Pukë dhe donte patjetër që të shkonte në Britani, të punonte atje për të ndihmuar familjen.

KLAN PLUS