gjykata kurbin

2 vëllezërit e fisit Cali të përfshirë në konfliktin me deputetin Armando Prenga do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikoll dhe Gjergj Calin, ndërsa me herët liroi me detyrim paraqitje, Gjok Calin.

Në seancën e drejtuar nga gjyqtari Ded Miri të pranishem ishin vetëm avokatet. Dy vëllezërit Nikoll dhe Gjergj Cali, u lanë në burg pasi akuzohen se plagosën me thikë shoferin e deputetit Armando Prenga, Gazmir Jushin.

Dosja në ngarkim të anëtarëve të fisit Cali i kaloi Gjykatës së Kurbinit me kërkesë të Gjykatës së Lartë, e cila shyrtoi më vete çështjen për deputetin Armando Prenga. Ky i fundit pas dy muajve qëndrimi në paraburgim ndodhet në arrest shtëpie, me vendim të Gjykatës së Lartë.

Konfliktin mes familjeve Prenga e Cali nisi në 4 shtator në Lagunën e Patokut dhe përfundoi në sheshin para komisariatit të Laçit me 7 të plagosur. Shkak i konfliktit ishin mosmarrëveshjet për Lagunën e Patokut.

Tv Klan