latollariGjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg, Bashkim Latollarin, autorin e vrasjes së katër personave mbrëmjen e së martës në fshatin Gjonomadh të Korçës.

Ai u shfaq i qetë dhe gjakftohtë para trupit gjykues, duke pranuar autorësinë e krimit dhe duke u kërkuar falje familjarëve të viktimave.

40-vjeçari këmbënguli në atësinë e fëmijës 4-vjeçar të Daniela Meçollarit, me të cilën pretendohet se kishte një lidhje intime.

Bashkim Latollari i tha trupit gjykues se nuk kishte dashur të vriste burrat e dy familjeve, por u detyrua nga rrethanat.

Mbi të rëndon akuza e vrajes në rrethana cilësuese dhe armëmbajtjes pa leje.