Në Kosovë, Prokuroria e Posaçme tha se janë arrestuar katër persona gjatë një operacioni në kërkim të të dyshuarve për vrasjen e dy zyrtarëve të policisë në vitin 2004.

Në operacionin në shkallë të gjerë ishin përfshirë 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova, që ishin vënë në kërkim të shtatë të dyshuarve për vrasjen e dy zyrtarëve dhe tentim vrasjen e dy të tjerëve në vitin 2004.

Arsim Rustolli, pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës dhe polici nga Gana, Kojo Essuman, që shërbente në policinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara qenë vrarë më 23 mars të vitit 2004 , derisa ishin në një patrullim të përbashkët në një fshat të komunës së Podujevës, në veri të Prishtinës.

Prokuroria tha të hënën se dy veta janë arrestuar me urdhër të gjykatës në operacionin e sotëm gjatë të cilit u arrestuan edhe të tjerë për armëmbajtje pa leje, Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast, thuhet në njoftim por pa u dhënë hollësi të tjera.

Në lidhje më këtë vrasje qenë arrestuar 13 persona, por 12 syresh u lanë të lirë në mungesë provash dhe njëri që dënuar në vitin 2007 me 30 vjet heqje lirie./VOA