Familja e Ramush Haradinaj ka drejtuar gishtin nga Presidenti i Kosovës për arrestimin e tij në Francë. Vëllai kreut të AAK, Dauti ka hedhur dyshime në lidhje me përfshirjen e Hashim Thaçit në këtë çështje.

Me anë të një postimi në “facebook”, ai shkruan se Thaçi gjithmonë shkon në Amerikë kur po arrestohet ose gjykohet Ramush Haradinaj. Aktualisht presidenti i Kosovës ndodhet në një vizitë në Shtetet e Bashkuara.

“Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirr Ramushi në rigjykim në Hagë. A mos po na thotë diçka prap?”, shkruan Daut Haradinaj.

Gjithashtu deputeti i AAK përmend edhe njeriun kryesor që ka ndikuar në themelimin e Gjykatës Speciale, Dick Marty. Ky i fundit ka akuzuar Hashim Thaçin si njeriun kryesor të krimeve në kohën e luftës dhe të pasluftës./ tvklan.al