Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, një ditë pas arrestimit në Itali të Moisi Habilajt, si pjesë e një organizate që ka trafikuar 3.5 ton kanabis e armë drejt shtetit italian.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha theksoi se Kryeministri Rama ka në tavolinë fakte për implikimin e ish-ministrit Tahiri në trafikun e drogës.

“Partnerët strategjikë i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë lidhjen dhe rolin e Tahirit si MB në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Cfarë pret Edi Rama, ta arrestojë e ta ekstradojë në mos ta gjykojë këtu Tahirin si një nga kapitenët kryesorë të trafikut të drogës për 4 vitet e kaluara”,

u shpreh kryedemokrati.

Lulzim Basha ripërsëriti faktin se për 4 vite PD ka denoncuar bandën e Habilajve në Vlorë, që njihen si kushërinj të Tahirit.

“Pas muajsh dhe vite pune policia italiane arrestoi Moisi Habilaj, kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës. Ai njihet si kushëriri i Saimir Tahirit, për katër vite ministri i Brendshëm i vendit, katër vite me radhë PD ka denoncuar mbi 1400 herë lidhjet e Tahirit me narkotrafikun mes bandës Habilaj, mbi kaq herë

”, tha Lulzim Basha. /

tvklan.al