Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek i kërkon Bashkimit Europian të ushtrojë presion ndaj Serbisë për të tërhequr urdhër arrestet e vjetëruar, duke iu referuar arrestimit në Francë të Ramush Haradinaj.

“Mbajtja në fuqi e urdhër – arresteve ndërkombëtare të vjetëruar që prej 2004 është papranueshme”.

Në të njëjtën kohë është e vështirë për të kuptuar pse Franca ka ndjekur shembullin e këtij urdhër arresti, duke qenë se është një vend që e ka njohur  e Pavarësisë së Kosovës një ditë pas shpalljes së saj, ka deklaruar ajo.

Lunaçek i bën thirrje shefes së diplomacisë europiane Federika Mogerini, Komisionit Europian, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së dhe veçanërisht 23 qeverive që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës që t’i bëjnë të qartë Serbisë, që urdhër arreste si këto duhet të tërhiqen.

Tv Klan