rama

Për kryeministrin Rama samiti i Vjenës ia ka arritur qëllimit sa i takon ambicies që vendet e Ballkanit perendimor kishin që në nisje të procesit të Berlinit.

Në një konferencë për shtyp kryeministri u ndal dhe tek reformat që qeveria do të ndërmarrë në 4 muajt e fundit të këtij viti. Përveç nisjes së aksionit kundër informalitetit fiskal që starton të martën e 1 shtatorit Rama rikonfirmoi përfundimin e reformës në drejtësi brenda vjeshtës, fillimin e reformës së ujit.

Por kreu i qeverisë pranoi t’i përgjigjet dhe interesit të medias në lidhje me operacionin italo – shqiptar për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës nga ajri ku ishte përfshirë dhe një punonjës i lartë i policisë së Vlorës. Për Ramën arrestimi i këtij të fundit është domethenës për të kuptuar filozofinë e qeverisë së tij.

Kryeministri reagoi dhe për polemikat që ka ngjallur shembja e kishës së Shën Thanasit si nga ana e klerit ortodoks, qeverisë greke apo opozitës dhe opinionit publik në vend.

Pa pasur nevojë për pyetje, kryeministri ka dashur të sqarojë atë që ai e quan abuzim të pastër, çmimin e naftës që në vendin tonë është më i lartë se në çdo vend tjetër në rajon.

Mungesen e dritave në kulmin e sezonit turistik kryeministri e shpjegon me rritjen e konsumit, si dhe mungesen prej disa dekadash të investimeve.

Sa i takon marrëdhënieve të tensionuara mes LSI, Rama e quajti pjellë të imagjinatës mediatike duke mos pranuar të komentojë më gjatë mbi këtë çështje.

Tv Klan