Policia britanike ka arrestuar 11 persona, të dyshuar si anëtarë të një grupi neo-nazist. Ata dyshohen që kanë kryer disa sulme terroriste në Angli dhe Uells.

6 persona u arrestuan në veri-perëndim të Anglisë, dy në Uells, dy në West Yorkshire dhe një person tjetër në Wiltshire, ndërsa njësitë anti-terror po kontrollon shtëpitë e tyre.

“The Independent”

ka zbuluar se disa nga mbështetësit e grupit neo-nazist “National Action” ishin arrestuar rreth zonës Warrington, ku anëtarët kishin filluar të operonin në një bazë.

“National Action”

është grupi i parë i ekstremit të djathtë të dënuar në dhjetor si organizatë terroriste, pasi ideologjia e tyre u konsiderua “raciste, antisemitike dhe homofobike.”

Ata bazohen në idenë se Britania do të shkojë në mënyrë të pashmangshme në një “luftë racash” të dhunshme dhe gjithashtu janë lidhur me vrasjen e Jo Cox dhe një komplot bombe./tvklan.al