Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë të grabitësve shqiptarë në Milano. Sipas mediave vendase, janë nxjerrë urdhër-arreste për 11 shqiptarë.

Dhjetë prej tyre kanë masë arresti në burg, kurse njëri arrest shtëpie. Të arrestuarit janë të moshës ndërmjet 21 dhe 47 vjeç.

Banda e shqiptarëve është përgjegjëse për vjedhje dhe grabitje të banesave, dyqaneve e bizneseve në Milano dhe Pavese. /

tvklan.al