Dhunimi i gjyqtarit të ndeshjes Përmeti – Këlcyra nuk kaloi pa pasoja. Protagonistët e kësaj ngjarjeje janë arrestuar nga policia. Ata janë 3 futbollistë të Këlcyrës që goditën gjyqtarin Alvi Paço në takimin e Kategorisë së Dytë të zhvilluar të dielën në Përmet.

Gjithçka erdhi pas një penalltie të akorduar në favor të Përmetit, që solli edhe reagimin e ashpër të futbollistëve të Këlcyrës. Situata u qetësua vetëm me ndërhyrjen e forcave të policisë, ndërsa ndeshja u ndërpre përfundimisht.

Pritet që këtë ngjarje ta shqyrtojë edhe Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Me anë të një qëndrimi zyrtar federata dënoi këtë sjellje dhe premtoi ndëshkimin e përgjegjësve, duke u bazuar në Kodin e Drejtësisë Sportive.

Masat ndaj skuadres ka ndezur edhe tifozet e Kelcyres, te cilet bllokuan ne shenje proteste rrugen Këlcyrë – Përmet.

Tv  Klan